Kosova është përballur mbrëmjen e sotme me Zvicrën. Me fanellën e helvetëve hynë në fushë nga minuta e parë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Tifozët dardanë kishin rezeruar një banderolë të veçantë për ta. Ata kanë nderuar dy lojtarët shqiptarë me një parrullë të shfaqur në stadiumin e Bazelit.
“Gjakun e vendit tuaj s’e harruar kurrë, Kosova nuk ju harron e ka për çka m’u mburrë”, shkruhen një banderolën që u shfaq në tribunë. Një nderim i veçantë për Xhakën e Shaqirin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/