Vllaznia ka arritur që të fitojë në takimin e sotëm të vlefshëm për Superioren. Shkodranët kanë fituar në shifrat 2-1 ndaj kurbinasve me golat e Dodajt dhe Delajt. Në pjesën e dytë, në minutën e 51, talenti Dodaj bëri gjithçka siç duhet duke gjetur rrjetën.
Ndërkohë gjashtë minuta më vonë, Delaj përfitoi nga gabimi i Kryeziut dhe ndëshkoi sërish miqtë. Një ndeshje e cila nuk shkoi edhe aq lehtë për shkodranët pasi Bullari e rihapi sfidën në minutën e 70, për ti dërguar shifrat në 2-1. Por në fund ky rezultat nuk ndryshoi, Vllaznia mori tre pikët dhe vendin e parë në Superiore përkohësisht. /Sport Ekspres/