“El clasico” në finalen e Superkupës së Spanjës, Reali dhe Barça do të përplasen për trofeun e parë të këtij viti

Është përcaktuar sot çifti finalist për Superkupën e Spanjës. Reali i Madridit ka eleminuar Majorkën dhe i bashkohet Barcelonës në finale. Bellinghemi zhbllokoi rezultatin në minutën e 63-të, ndërsa më pas autogoli i Valjentit (90’+3’) dhe goli i Rodrigos (90’+5’) vulosën shifrat në 3-0.

Madrilenët do të përplasen me Barcelonën më 12 janar, kur do të luftojnë për trofeun e parë të këtij viti. Një finale që premton spektakël, duke ditur edhe rezultatin e “el clasico”-s së parë, e cila u zhvillua në tetor./Sport Ekspres/