2025 na gjen pranë mjekëve! Pas Armando Brojës, lënë fushë Ardian Ismajli dhe Berat Gjimshiti

Viti 2025 nisi mirë për lojtarët shqiptarë që filluan të tundin rrjetat në kampionatet ku luajnë në Europë. Megjithatë vazhdimësia, nuk duket edhe aq e bukur teksa tre lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares tani janë pranë mjekëve.

Dy herë është dëmtuar Armando Broja në vitin 2025 dhe jemi ende në 11 ditët e para. Nga ana tjetër, Berat Gjimshiti e nisi titullar në ndeshjen Udineze-Atalanta dhe u largua në minutën e 25 për shkak dëmtimi. Po e njëjta situatë edhe për Ardian Ismajlin, që doli nga fusha kundër Lecce në minutën e 21 pas dëmtimit të pësuar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/