Karlo Ançeloti nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes 5-2 në finalen e Superkupës kundër Barcelonës. Trajneri i Realit të Madridit ka thënë për mediat se ekipi doli jashtë planit në pjesën e parë, ku nuk luajti aspak futboll. Ançeloti zbuloi edhe mesazhin që u dha lojtarëve në dhomën e zhveshjes pas lojës që pa në pjesën e parë të takimit.
“Ishte një natë e keqe. Jemi të mërzitur, ashtu si tifozët tanë. Një zhgënjim. Nuk duhet ta fshehim, por ky është futbolli. Ndonjëherë je i aftë të fitosh dhe ndonjëherë duhet të mësosh nga humbja. Duet të shohim përpara. U mbrojtëm keq. Kjon a dëmtoi gjatë lojës. Ata i gjetën golat lehtëisht. Në pushimin e pjesës së parë u thashë se fillimisht duhet të përpiqemi të luajmë futboll. Në pjesën e parë nuk luajtëm futboll, ne thjesh hidhni topa të gjatë, por nuk ishte kjo ideja. Ideja ishte që të luanim dhe ne nuk luajtëm. I thashë lojtarëe që mund të humbasim ndeshje, por jo në mënyrën që luajtëm në pjesën e parë”, ka thënë Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/