Në një kohë që flasim për dëmtimet e shpeshta dhe mungesën e fatit të Brojës, jo të gjithë lojtarët shqiptarë janë kaq të pafat. Nga krahu tjetër Elseid Hysaj duket “i lindur me këmishë”.
Lacio bëri gjithçka për ta larguar në verë, por Hysaj nuk po pranonte propozimet. Më pas lacialët e dënuan rëndë, duke e fshirë nga lista e Serisë A.
E teksa merkato e dimrit u pa si zgjidhja ideale, atje ku Hysaj nuk kishte më shpresë qëndrimi dhe duhej të paketonte valixhet për të mos mbyllur karrierën para kohe, tani është Lacio që i kërkon Hysajt të qëndrojë. Lazarri është dëmtuar ndaj Como dhe do të mungojë për një muaj, ndërsa mediat italiane raportojnë se Lacio ka pezulluar për momentin transferimin e Hysajt te Lecce pasi trajneri Baroni kërkon shkodranin si zëvendêsues të Lazari. /Sport Ekspres/