Kylie Walker ka vendosur të largohet nga Manchester City. Kapiteni i “qytetarëve” dëshiron të provojë veten në një tjetër kampionat. Menjëherë në garë për shërbimet e tij ka hyrë Milani. Klubi italian po provon të sjellë në Milano futbollistin 34-vjeçar.
Nicolo Schira ka bërë me dije se Walker-i i ka kërkuar kuqezinjve një kontratë deri në vitin 2027, ku të përfitojë 4 milionë euro në sezon plus bonuse. Ndërkojë mbrojtësi anglez aktulisht paguhet 11 milionë euro në sezon nga Manchester City. Gjithashtu nuk mungojnë ofertat e majme nga Arabia Saudite për të./Sport Ekspres/