Dinamo ka ndjekur hapin e Vllaznisë dhe të Partizanit. Blutë nuk i ndahen kreut të renditjes, duke iu bashkuar shkodranëve dhe “demave të kuq” në kuotën e 37 pikëve. Ekipi i drejtuar nga Daja ka mposhtur me rezultatin e pastër 3-1 Elbasanin mbrëmjen e sotme.
Ndeshja u zhbllokua nga një autogol i Lulajt në minutën e 41-të, ndërsa në pjesën e dytë Zabërgja dyfishoi rezultatin në minutën e 61-të. Vetëm 3 minuta më vonë Tsague-ja ngushoti shifrat e takimit. Por festa e Elbasanit mori fund shumë shpejt. Kur kronometri po maste minutën e 65, Peter Itodo e ndali sërish topin në rrjetë. Dinamo fitoi me rezultatin 3-1, duke larguar Elbasanin nga 4-shja e më e mirë e “Abissnet Superiore”-s. Tashmë diferenca e verdhebluve me Egnatian e vendit të 4-t është 8 pikë./Sport Ekspres/