Shqipëria përmbyll sot në “Air Albania” rrugëtimin në kualifikueset për Kampionatin Europian. Bileta për në Gjermani u sigurua që në ndeshjen e së premtes kundër Moldavisë, ndërsa sot, ndaj Ishujve Faroe, luhet për të përfunduar në krye të grupit.
Silvinjo ka përzgjedhur 11-shen me të cilët do të përmbyllë këtë fushatë kualifikuese. Trajneri brazilian ka bërë 5 ndryshime në formacionin e tij. Nga minuta e parë sot do të luajnë Strakosha, Uzuni, Balliu, Daku dhe Keidi Bare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/