Shqipëria nuk arriti të fitonte dot kundër Ishujve Faraoe në ndeshjen e fundit të grupit. Kuqezinjtë barazuan me shifrat 0-0, por arritën që të mbanin vendin e parë dhe të shkonin në Europianin e Gjermanisë.
Në momentin e festës, Jasir Asani u shpreh: “Dolëm në vendin e parë, është një arritje e madhe për të gjithë ne, tani të shohim përpara dhe të provojmë që të dalim në vendin e parë edhe në grupet e Europianit”, u shpreh ylli i Kombëtares. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/