Shqipëria dhe Çekia arritën që të kualifikoheshin në Europianin e Gjermanisë. Kuqezinjtë e siguruan para kohe kalimin më tej, ndërkohë nga ana tjetër, çekët bën detyrën duke mposhtur moldavët.
Menjëherë pas përfundimit të takimit, trajneri i Çekisë, Silhavy, ka vendosur që të jap dorëheqjen. “Unë me kolegët e mi vendosa që ta ndërpresim këtu bashkëpunimin para ndeshjes me Moldavinë, se nuk do të vazhdonim më. Presioni ishte i madh, ndonjëherë edhe nuk e kuptoja fare”, tha Silhavy. /Sport Ekspres/