Dinamo shpërfytyron Tiranën me goleadë, Engatia ngec kundër Teutës

Tirana vazhdon të rrezikojë rënien nga kategoria. Bardheblutë janë mposhtur sot me goleadë në derbin kundër Dinamos. Tirana gjeti shpejt rrugën e rrjetës, por kundërpërgjigja e bluve nuk mungoi. Dinamo përmbysi shifrat në 1-4, duke dëshmuar sërish se këtë sezon synon titullin kampion.

Ndërkohë Egnatia ka ngecur përballë Teutës. Rrogozhinasit janë ndalur në një barazim 1-1. Një pikë e vyer për Teutën, që tashmë është shkëputur me 2 pikë nga Tirana e vendit të parafundit./Sport Ekspres/