“Luis Enrike na ka treguar shumë histori përmbysjesh”, Kvarashkelia beson kundër Liverpulit: E ndjejmë që mund t’ja dalim

Kvarashkelia është paraqitur në konferenë për shtyp për të folur në prag të sfidës kundër Liverpulit. PSG-ja dominoi ekipin anglez në Paris, por fati nuk ishte me ta. Liverpuli shënoi me goditjen e vetme në portë dhe arriti të fitonte ndeshjen. Por futbollisti gjeorgjian beson te përmbysja në “Enfild”. Ai ka shtuar se Luis Enrikja i ka treguar lojtarëve shumë histori përmbysjesh për ndeshjen e kthimit

“Kemi vetëbesim. E ndjejmë se mund t’ja dalim. Do të lu.ftojmë për ëndrrën tonë. Jam përshtatur shumë mirë në Paris. Ndihem shkëlqyeshëm me shokët e skuadrës dhe me Luis Enriken. Duam të bëjmë që diçka e veçantë të ndodhë. Luis Enrikja na ka thënë shumë histori për përmbysjen (në ndeshjen e kthimit). Ai na tha se duhet të përqendrohemi në lojën tonë, se gjithçka është e mundur. Ai ka përjetuar shumë ndeshje të tilla, e di më mirë se ne”, ka thënë Kviça Kvarashkelia./Sport Ekspres/