VIDEO/ Predha e Jasir Asanit nuk ndalet, shqiptari e dërgon ndeshjen në shtesë në Champions League e Azisë

Jasir Asani ka shënuar një tjetër gol në Champions League e Azisë. Këtë realizimi i tij ishte shumë i rëndësishëm pasi dërgoi në shtesë Gwangju.

Këta të fundit kishin humbur 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Vissel Kobe, ndërsa arritën të fitonin me po të njëjtat shifra, në ndeshjen e kthimit, 2-0.

Goli i dytë u shënua nga Jasir Asani nga penalltia, teksa në të 85, predha e lëshuar nga shqiptari ishte e pakapashme edhe pse portieri e kuptoi krahun. Kështu takimi është në shtesë, atje ku do të vendoset ekipi që do të kalojë më tej. /Sport Ekspres/