Shqipëria arriti të kualifikohej në Europianin e Gjermanisë si vendi i parë në grup. Kreu i FSHF, Armand Duka, nuk e fshehu emocionin për arritjen e madhe të bërë nga Kombëtarja.
“Respekt, mirënjohje e falenderime nga zemra për ekipin tonë kombëtar, stafin teknik e administrativ që na sollën në këtë vend nderi në renditjen e ekipeve. Kualifikimi ishte ëndërr e realizuar dhe më parë, por vendi i parë në grup e renditja si skuadra e 11 e Europës ka qenë e pabesueshme më parë, e sot realitet.
Nga sot, kemi filluar një program të strukturuar për t’u përgatitur më mirë për sfidën tonë të ardhshme, e cila për ne është thelbësore, një rezultat pozitiv në Euro2024.
Mbështetja juaj na mbush me energji pozitive dhe për këtë dua t’ju falenderoj të gjithëve.
Bashkë, ne mund të arrijmë shumë!”, shkruan Duka. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/