“Oferta e shekullit”! Aston Martin i jep në tryezë një rrogë të çmendur, 264 milionë euro për të marrë Max Verstappen

Max Verstappen mund të largohet nga Red Bull dhe të transferohet në Aston Martin në atë që shumë tashmë e quajnë “marrëveshja e shekullit”. Gazeta italiane La Gazzetta dello Sport zbuloi se Aston Martin i ofroi holandezit një shumë të pabesueshme 264 milionë euro për një kontratë trevjeçare.

Oferta mbulon sezonet 2026, 2027 dhe 2028, dhe Aston Martin është e qartë se nuk do të kursehet kur vjen puna për të sjellë kampionin në fuqi. Sipas burimeve, pas kësaj oferte astronomike qëndron fondi i investimeve sovrane të Arabisë Saudite – Fondi i Investimeve Publike (PIF).

PIF tashmë zotëron 20% të kompanisë Aston Martin Lagonda, dhe përmes gjigantit të naftës Aramco është gjithashtu sponsori kryesor i ekipit F1. Nëse Verstappen do ta pranonte këtë ofertë, paga e tij aktuale vjetore prej rreth 50 milionë euro do të shkonte në 88 milionë euro. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/