Xabi Alonso vazhdon të jetë një nga trajnerët më të përfolur në tregun e transferimeve. Së fundmi po përflitet për një interes të shtuar të Realit të Madridit për të. Spanjolli pritet të jetë kreui i ri i bankinës së Realit dhe këtë skenar e lë të hapur edhe CEO i Bayer Leverkusenit. Ai ka konfirmuar se ekziston një marrëveshje me Alonson, ku klubi nuk do ta pengojë nëse një skuadër në të cilën ai ka luajtur si futbollist troket në derë dhe e kërkon për rolin e trajnerit.
“Kemi një marrëveshje zotërinjsh me Xabi Alonson për largimin e tij. Nëse vjen një ekip për të cikin Xabi Alonso ka luajtur, ne do të ulemi për të diskutuar dhe nuk do ta ndalojmë”, ka deklaruar Fernando Carro./Sport Ekspres/