Paolo Maldini ka nxjerrë në dritë një prapaskenë të bujshme të merkatos. Ish-drejtori sportiv i Milanit ka thënë në “Poretcast” se u përpoq të vishte kuqezi Leo Mesin. Maldini zbuloi se e kontaktoi për ta bindur, por pas 10 ditëve e kuptoi se ky transferim ishte i pamundur.
“U përpoqëm të firmosnim me Leo Mesin. E donim. E telefonuam, por pas 10 ditëve e kuptuam se ishte thjesht e pamundur. Ai është një lojtar i mrekullueshëm. U përpoqëm, por nuk ishte e mundur për ne”, ka treguar Paolo Maldini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/