Data 21 maj 2026 shenjon 122-vjetorin e krijimit të FIFA-s. Presidenti Armand Duka ka uruar kreun e organizatës më të lartë futbollit botëror. Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook” Duka ka përcjellë urimet e tij.
“Sot festojmë 122 vjetorin e themelimit të FIFA-s, shtëpisë më të madhe të futbollit botëror. Në këtë ditë historike, përgëzoj FIFA-n dhe të gjithë anëtarët e saj. Në veçanti, dua të uroj Presidentin Gianni Infantino në këtë ditë historike suksese të mëtejshme. Kjo është një ditë për të reflektuar mbi fuqinë e futbollit si një forcë bashkuese mes njerëzve dhe kombeve. Gëzuar FIFA-s”, ka uruar Armand Duka /Sport Ekspres/