Jemi shumë afër ndërrimit të viteve, teksa do të lëmë mbrapa 2023. Një vit ky shumë i suksseshëm për Kombëtaren, që mbajti vendin e parë në grupin kualifikues dhe arriti në Europianin e Gjermanisë.
Urimet e ardhura nga lojtarët kuqezi kanë vetëm një kontekst, Kombëtaren. I tillë ishte edhe mesazhi i dërguar nga ana e Mirlind Dakut. “Dashtë Zoti keni shëndet, e vazhdoni të bashkuar që ta lartësojmë flamurin Shqiptar në majat e botës. Urime viti i ri”, shkruan Daku në Facebook. /Sport Ekspres/