Gara për titullin kampion në Spanjë sa vjen e bëhet edhe më emocionuese. Barcelona e ka shfrytëzuar më së miri barazimin në derbin e Madridit për t’ju bashkuar “valles” së titullit. Katalanasit kanë përjetuar një tjetër natë me goleadë. Barça ka mposhtur me shifrat e thella 1-4 Sevijën.
Ndeshja nisi vrullshëm, teksa Levandovski zhbllokoi rezultatin në minutën e 7. Por pak sekonda më vonë ishte Vargasi ai që ktheu përkohësisht baraspeshën. Megjithatë Lopezi (46’), Rafinja (55’) dhe Garsia (89’) bënë që goli i Sevijas t’i vlente vetëm statistikave. Tashmë Barcelona gjendjet vetëm 2 pikë larg Realit kryesues dhe vetëm 1 pikë më pak se sa Atletikoja e vendit të dytë./Sport Ekspres/