Lewandowski është tema e nxehtë e kësaj vere, ku do të shkojë ky sulmues? Gjatë një interviste, ai tha hapur se një vendim për të ardhmen e tij do të shpallet së shpejti. Lewandowski përballet me një moment të ri në karrierën e tij, ndërsa hyn në javët e fundit të kontratës së tij me Barcelonën.
Pavarësisht se është një veteran, ka shënuar 17 gola në të gjitha garat këtë sezon, 12 prej të cilëve kanë ardhur në La Liga. Juventusi u shfaq si konkurrenti kryesor për nënshkrimin e tij dhe i ofron atij një pagë prej 6 milionë eurosh, ndërsa Milani po monitoron situatën dhe pret zhvillimin e saj.
Lewandowski u përgjigj gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë pasi u pyet nëse po qëndronte në Barcelonë apo po shkonte në Juventus apo ndoshta në Milan. “E dini çfarë, do të flasim së shpejti,” tha Leëandoëski. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/