Çmenduri që ndodhin vetëm në Ballkan! Kishte 30 ndeshje dhe 30 fitore, humb ndeshjen e 31 dhe trajneri shkarkohet menjëherë

Çmenduri që ndodhin vetëm në Ballkan! Një histori në kufijtë e së pabesueshmes vjen nga Serbia me trajnerin Ivica Momcilovic, i cili drejtonte Trayal Krusecav. Ai e mbyllin kampionatin e shkuar në nivelin e tretë të futbollit në Serbi në mënyrën më ideale, 30 ndeshje në kampionat u zhvilluan dhe u morën 30 fitore, asnjë barazim dhe asnjë humbje.

Kështu në këtë sezon, Trayal u ngjit në nivelin e dytë të futbollit serb, pra vetëm një hap larg elitës. Mjaftoi ndeshja e parë e humbur në kampionat dhe trajneri është njoftuar menjëherë nga klubi se u shkarkua nga detyra. Klubi reagoi menjëherë me deklaratë se ishte e papranueshme që ekipi të humbiste në shifrat 4-0 dhe trajneri duhet të shkarkohej, pavarësisht se në total, Ivica numëron 30 fitore dhe vetëm 1 humbje me Trayal Krusecav, por kjo humbje i kushtoi shtrenjtë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/