Deklarata e fortë e Ilir Alliut: Me Maran, Kristjan Asllani nuk do të jetë as në stol te Shqipëria

Maran ka ardhur te Shqipëria mes shumë paragjykimesh dhe zhgënjimesh. Tifozët nuk janë aspak optimist për këtë afrim pasi kërkonin një emër të madh që të drejtonte Kombëtaren. Por i ftuar në “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”, Ilir Alliu, ka dhënë një tjetër mendim dhe pasqyrë të situatës.

“Maran? Nuk hyj te njerëzit që paragjykojnë, nuk kam për ta bërë, le ta shohim njëherë dhe pastaj ta gjykojmë. Nuk jam natyrë që fluturoj kot si të tjerët. Nuk vjen një trajner me emër në Shqipëri sepse nuk kemi emër ne, nuk jemi Brazili, nuk është punë ekonomike. Ne nuk luftojmë për të marrë titullin e Botërorit që të joshen emra të mëdha të trajnimit për të ardhur këtu.

Ne nuk kemi bërë keq, por nuk mund të marrim dot lojtarë të mëdhenj. E kam parë Chievo Veronën e asaj kohe kur ishte Maran dhe atëherë Italia ishte kampionati më i mirë në botë. Askush nuk mund të jetë trajner në kampionatin më të mirë në botë pa arsye. Në atë kohë Maran ka bërë mirë si me Cagliarin dhe me Chievon, ka performuar mirë në kampionat të fortë.

Ai është një trajner me bagazh të madh, vjen me më shumë eksperiencë se Silvinjo. Kur Italia ishte kampionati më i mirë në botë, ne nuk luanim dot as në nivelin e tretë të futbollit në Itali, maksimumi ishim në Bundesliga 2. Më pas kur raportet ndryshuan, ndodhi e kundërta.

E kam parë me vëmendje kur ishte te Chievo Verona. Kishte një lojë shumë dinamike, shumë të shpejt. Kishte stil të përafërt me Jurgen Klopp, stili i futbollit, me sulme të vazhdueshme, është trajnre dinamik.
Maran ka një stil loje shumë dinamik, agresiv, luan lart, luan mbi vijën e mesfushës, në pjesën e sulmit.

Kjo do kapacitet tjetër të lojtarëve në varësi të kësaj skeme. Ke Asllani përshembull që ka vrapim monoton, konstant, por që nuk ka ritëm. Ky nuk përshtatet fare me stilin e lojës së Maran, që nuk duhet të jetë as në stol. Asllani është për sulme nga mbrojtja, që ka 60-70 pasime për të vajtur te porta, jo për lojë dinamike të Maran”, tha Alliu. /Sport Ekspres/