Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit “Abissnet Superiore”, derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana. Të dyja ekipet deri tani kanë zhvilluar një sezon me ulje dhe ngritje, megjithatë derbi mbetet derbi dhe në “Air Albania” do të luhet për “Final Four” dhe mbi të gjitha për krenarinë e kryeqytetit.
Kjo ndeshje ka sjellë edhe interesin e madh të tifozëve. Sipas asaj që raportohet deri tani, janë më shumë se 7000 bileta të shitura për këtë përballje. Sportdashësit kanë një kureshtje të madhe për të parë rivalitetin e kryeqytetit, mes dy ekipeve që edhe këtë sezon kanë fjalën e tyre në kampionat për të fituar titullin kampion. /Sport Ekspres/