Almeria është larguar e pakënaqur nga tranferta e sotme në kryeqytet. Skuadra që aktualisht mban vendin e fundit në renditje është ndjerë e vjedhur nga sistemi VAR. Mbrojtësi Pubill ka thënë pas përfundimit të ndeshjes se dikush vendosi se Almerias nuk i lejohej fitorja në “Santiago Bernabeu“.
“Mendoj se dikush vendosi se ne nuk na lejohej të fitonim këtu në Bernabeu sot dhe kjo është ajo çfarë ka ndodhur. Asgjë më tepër”, ka deklaruar Marc Pubill-i për mikrofonin e “DAZN”-it./Halit Delibashi-Sport Ekspres/