Pjesa e parë mes Daugavpils dhe Vllaznisë është mbyllur në shifrat 2-2. Një ndeshje që mori nota shumë dramatike, teksa është e vlefshme për turin e parë të Conference League dhe ndeshja e parë u mbyll në shifrat 0-1 në favor të miqëve.
Goli i parë i takimit u shënua nga Mensah në minutën e 22. Pas tre krosimeve të dërguara nga Gurishta, njëra prej tyre përfundoi e saktë në këmbët e Mensah që dërgoi topin në rrjetë.
Vllaznia po zotëron gjithë lojën, por me vetëm 2 lojtarë, Diakite dhe Diallo, Dauvapils po kërcënonte rrezikshëm portën e shkodranëve, pasi cilësia e lojtarëve të tjerë të rivalëve linte për të dëshiruar.
ëilliams do të shënonte në minutën e 33 te vendasit dhe dy minuta më vonë Diallo, duke gjetur tërësisht të papërgatitur mbrojtjen e Vllaznisë dhe duke kapur në kundërkohë portierin kundërshtar.
Yago lëshoi një predhë që përfundoi në cepin e rrjetës te Vllaznia në fundin e takimit, por kishte kohë edhe për golin e fitores, nëse Mensah nuk do të gabonte. Dodaj ndër të pakëtat raste që prodhonte spektaklin e pritshëm prej tij, la mbrapa tre futbollistë dhe nxori Mensah para portierit, por këtë herë Mensah e dërgoi topin jashtë portës. /Sport Ekspres/