Renditja e Superiores/ Vllaznia rihap llogaritë pas fitores me Egnatian, ekipi i Tetovës nuk është më i shkëputur

Renditja e Superiores/ Vllaznia rihap llogaritë pas fitores me Egnatian, ekipi i Tetovës nuk është më i shkëputur

Ka përfunduar java e 24-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, që ngriti siparin të premten me sfidën Teuta-Kukësi. Në “Niko Dovana” durrsakët fituan me rezultatin minimal 1-0. Të premten në orën 19:00 u luajt edhe derbi i kryeqyteti, Partizani-Tirana. Në “Air Albania” të kuqtë triumfuan me përmbysje me rezultatin 2-1.

Bardheblutë morën avantazhin të parët, ndërsa Partizani realizoi dy herë që në pjesën e parë dhe arriti të merrte një fitore me shumë vlera. Të shtunën u zhvilluan edhe tre ndeshjet e tjera të javës. Në orën 13:30 u luajtën dy takimet e para të ditës. Sfida Laçi- Dinamo City përfundoi në barazim 1-1.

Ndërsa Skënderbeu mundi Erzenin me rezultatin e pastër 3-0. Java e 24-të u mbyll me sfidën Vllaznia-Egnatia, që përfundoi me fitoren e shkodranëve 2-1.