“Duan që të fitojmë 10-0 në çdo ndeshje? Do ta bëjmë, mos u shqetësoni”, presidenti i Realit: Na kanë vjedhur 7 tituj

Florentino Perezi është paraqitur në një konferencë për shtyp përpara mediave. Presidenti i Realit të Madridit i është përgjigjur sulmeve ndaj klubit, teksa u ka treguar të gjithëve madhështinë e Realit dhe trofetë e fituara ndër vite. Ai ka thënë se gjatë presidencës së tij i janë mohuar padrejtësisht 7 tituj kampion.

“Çfarë do të thonë klubet e tjera? Pse nuk e sulmojnë Atletiko Madridin? Nuk ka pasur kurrë një klub si Real Madridi në histori. A duan që ne të fitojmë 10-0 në çdo ndeshje? Do ta bëjmë, mos u shqetësoni. Kam fituar vetëm shtatë Liga Kampionësh dhe shtatë tituj lige, të cilët mund të kishin qenë 14 sepse na i vodhën të tjerët. Madje kemi bërë edhe një video me 18 pikët që na morën këtë sezon”, ka deklaruar Florentino Perezi./Sport Ekspres/