“Duhet të ruajmë lojtarët, ndeshjet janë të ngjeshura”, Josa tregon problemet e sulmuesit: Ia kam evidentuar që në ndeshjen e parë

“Duhet të ruajmë lojtarët, ndeshjet janë të ngjeshura”, Josa tregon problemet e sulmuesit: Ia kam evidentuar që në ndeshjen e parë

Mbrëmjen e sotme janë luajtur edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 13 të “Abissnet Superiore”-s. Vllaznia ka barazuar me rrjeta të paprekura kundër Laçit, ndërsa Skënberbeu ka marrë tre pikë mjaft të vlefshme në Korçë. Bardhekuqtë kanë mposhtur Teutën me shifrat 3-1 dhe tashmë shkojnë në vendin e 4-t në renditjen e kampionatit shqiptar. Pas përfundimit të ndeshjeve, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Josa (Laçi): “Nuk është problem te finalizimi. Duhet mënyra për të shkuar aty. Vllaznia ishte shumë e saktë për topin e dytë. Sobovale? Unë ia kam evidentuar që në fillim problemet e tij, që me ndeshjen kundër Tiranës. I kam thënë që duhet të jetë më i vendosur dhe të mbrojë më mirë. Ndeshjet në vazhdim janë shumë të ngeshura, jo vetëm për ne, por për të gjitha skuadrat. Duhet të ruajmë edhe lojtarët, sepse mungesa e një lojtari na kushton shumë”.

Gvozdenoviç (Skënderbeu): “Jam shumë i kënaqur. E dimin që sot do bënim një ndeshje me shumë nerva dhe tension. Kjo sepse edhe Teuta kishte nevojë për pikë dhe do luftonte fort. Këto janë shumë të rëndësishmë, kështu që bravo për çunat. Të them të drejtën, goli i parë nuk ishte gabim. Erdhi nga një aksion i bukur dhe nga një krosim i bukur. Goli i dytë ishte me penallti, por edhe penalltia është pjesë e futbollit. Goli i tretë ishte me fat. Tani jemi vetëm për pikët”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/