“E bindëm edhe lojtarin, edhe klubin”, presidenti i klubit turk zbulon prapaskenën për Tucin: Sparta bëri ofertë në minutën e fundit

Indrit Tuci do të ishte pjesë e kampionatit turk nëse Sparta e Pragës nuk do të kishte paraqitur ofertë zyrtare në momentet e fundit. Këtë prapaskenë e ka zbuluar vetë presidenti i Koniasporit. Korkmazi ka treguar se në janar klubi i tij ishte pranë transferimit të Tucit. Ai ka thënë se gjithçka ishte vendosur për një pagesë prej 400 mijë eurosh për kartonin e sulmuesit shqiptar. Por oferta e Spartës së Pragës e dyfishoi vlerën e lojtarit, gjë e cila e bëri të pamundur kalimin e tij te Koniaspori.

“Ne donim të transferonim një lojtar shqiptar që aktualisht luan për Spartën e Pragës. E bindëm lojtarin dhe klubin, por në minutën e fundit erdhi një ofertë e re. Tarifa e transferimit ishte 400 mijë euro, por kur u rrit në 950.1 milionë nuk arritëm ta merrnim. Tarifa e tij e transferimit ishte e lartë dhe ne nuk mundëm ta shtonim atë (Tucin) në skuadrën tonë”, ka zbuluar Omer Korkmazi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/