Pak do ta besonin se Reali i Madridit do të varej nga portieri i tij i tretë në përballjen mjaft delikate ndaj Mançester Sitit. Por Andrij Lunini ishte lojtari që beri rolin e heroit për gjigantët spanjollë, teksa priti dy penallti të “qytetarëve”.
Portieri ukrainas zbuloi pas ndeshjes se i kishin përgatitur me kujdes 11 metërshat. Ai ka treguar se kishin vendosur që në njërën prej penalltive të qendronte në qemdër dhe në tre alternativat e paravendosura zgjodhi Bernardo Silvën. Zgjedhja rezultoi e duhura, pasi ishte pikërisht Silva ai që e dërgoi topin në qendër.
“I kishim përgatitur të gjithë gjuajtësit e penalltive. Duhet të rrezikonim me njërin dhe zgjodhëm njërin (Bernardo Silvën). Gjysma e së keqes që doli për mirë. Kisha tre alternativa për të qendruar në mes, por në fund zgjodhëm vetëm njërin”, ka treguar Adrij Lunini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/