E pabesueshme/ Situata shkon deri në turpërim, Lacio mund ta përjashtojë Elseid Hysajn edhe nga Serie A

Situata e Elseid Hysaj te Lacio ka shkuar tepër, madje mund të thuhet pa e tepruar deri në turpërim. Siç dihet, kryeqytetasit kërkojnë që shkodrani të largohet, por për shkak se nuk ka oferta për të, te Lacio ishin të gatshëm që ta linin Hysajn të lirë pa kosto transferimi, vetëm që të shpëtonin rrogën e tij deri në fund të kontratës.

Por duke parë se situate po qëndron ende në vend dhe merkato po mbyllet, Lacio ka bërë një lëvizje më tepër, që është jo pak denigruese. Sipas asaj që raporton Alfredo Pedulla në Itali, Pedro dhe Hysaj do të lihen jashtë listës së lojtarëve që do të luajnë në Europa League. Për më tepër si Pedullas, Hysaj rrezikon të lihet edhe jashtë ekipit që mund të luajë në Serie A me Lacion. /Sport Ekspres/