Ernest Muçi është kryefjala e merkatos në Poloni. Sulmuesi shqiptar është lojtari më i shtrenjtë i Ekstraklasës dhe interesi mbetet i lartë. Drejtori sportiv i Legias së Varshavës ka folur për tregun e transferimeve në janar. Zielinski është shprehur “Pilka Nozny” se Muçi nuk ka presion për t’u larguar. Ai shprehet se sulmuesi shqiptar ka përpara Euro 2024-ën dhe se i pëlqen të luajë me rivalë të fortë si Spanja, Italia dhe Kroacia.
“Kishte pyetje jozyrtare dhe madje përmendej shuma që klubi mund të paguante për të. I afrohemi me qetësi, nuk nxitojmë. I duhet ende të luajë në Euro 2024, Shqipëria ishte në grupin e vdekjes, por Ernestit i pëlqen të luajë kundër rivalëve kaq të fortë. Madje, që të dy luajtën ndeshje të mira ndaj Aston Villas dhe konfirmuan vlerën e tyre. Muci nuk është nën presion për t’u larguar tani për tani. Ai po zhvillohet vazhdimisht dhe tani për tani nuk duket se është lojtari më i mirë në fushë në çdo ndeshje, duke shënuar gola dhe duke asistuar. Ka ndeshje të shkëlqyera, por edhe më të dobëta. Ai ende mund të zhvillohet në ligën polake”, ka thënë Jacek Zielinski./Halit Delibashi-Sport Ekspres/