Sulmuesi te i cili trajneri i Kombëtares shqiptare duhet të kthejë sytë, jep asist në Championship

Lorent Tolaj është padyshim një nga lojtarët shqiptarë më në formë të momentit. Sulmuesi po tregon nivelin e tij edhe një kategori më sipër, në Championship. Pas golit të shënuar në fundjavë, Tolaj ka dhënë sot asist me fanellën e Bristol City-t.

Futbollisti 24-vjeçar ka qenë protagonist në fitoren 1-3 kundër Preston North End-it. Ai dha pasimin për gol në minutën e 4-t të takimit, duke i hapur kështu udhën fitores së Bristolit./Sport Ekspres/