“Edhe Monako e di”, Luis Enrike ironizon pas humbjes: 10 herë po të luajmë, 8 herë fitojmë ne dhe 1 herë dalim barazim

PSG-ja e ka nisur sezonin me rezultate negative. Mbrëmjen e djeshme, kampionët e Francës u mposhtën nga Monakoja. Një humbje që sipas Luis Enrikes ishte e pamerituar. Trajneri spanjoll ka thënë për mediat se kjo ishte ndeshja tipike kur je ekipi më i mirë në fushë, por portieri kundërshtar është lojtari më i mirë i ndeshjes. Sa i përket mospërfshirjes së Lukas Dinjesë në skuadër, Luis Enrike u shpreh se këtë sezon tre lojtarë të ndryshëm do të lihej jashtë ekipit për çdo ndeshje.

“E meritonim fitoren, duke folur me modesti, ky është mendimi im. Është ndeshja tipike ku je më i mirë se kundërshtari, krijon më shumë raste, por portieri kundërshtar është lojtari më i mirë në fushë. Si ndeshjet që luajtëm kundër Njukastëllit, Atletikos së Madridit, Sportingut të Lisbonës ose Liverpulit dy vjet më parë. Lloji i ndeshjes ku meriton të fitosh, por futbolli varet nga golat, dhe ne humbëm në këtë aspekt. Por jam i lumtur me ekipin tim. Monako e di që nëse luajnë kundër nesh 10 herë kështu, ne fitojmë 8 herë, ka një barazim dhe humbasim një herë, dhe kjo ndodhi sot (dje).

Mungesa e Dinjesë në skuadër? Ky do të jetë një trend këtë sezon me lojtarë të ndryshëm. Tre lojtarë do të duhet të lihen jashtë (skuadrës) për çdo ndeshje. Nuk ka problem. E njoh shumë mirë Lukasin. Nuk ka asgjë të veçantë në lidhje me të”, ka deklaruar Luis Enrike./Sport Ekspres/