Empoli “fut ujë” pa Ardian Ismajlin, pësojnë tre gola në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Empoli e ka humbur ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Toskanët janë mposhtur me shifrat 0-3 në shtëpi nga Bolonja. Mbrojtja e Empolit “fut ujë” pa Ardian Ismajlin, mungesa e të cilit është ndjerë në kampin blu së fundmi.

Rikardo Orsolini në minutën e 24-t dhe Dalinga në minutën e 30 dhe të 52-të i dhanë fitoren e thellë Bolonjës mbrëmjen e sotme. Me këtë rezultat kuqeblutë kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Italisë./Sport Ekspres/