Erdhi me bujë të madhe te Juventusi, por po qendron në hije! Zhegrovën e kërkojnë në… Turqi

Përvoja te Juventusi nuk po shkon ashtu siç pritej për Edon Zhegrovën. Lojtari shqiptar u afrua me bujë të madhe të bardhezinjtë në fillim të sezonit. Një lëvizje e madhe në merkato që pritej të ndryshonte tërësisht karrierën e futbollistit nga Kosova. Por gjërat nuk shkuan në mënyrën e duhur.

Zhegrova ka qendruar në hije përgjatë këtij sezoni, teksa ka pasur shumë pak minuta në këmbët e tij. Pavarësisht talentit të padiskutueshëm dhe besimit të madh te potenciali i tij, largimi ka nisur të shihet si një opsion real për drejtuesit e klubit italian. Sipas “Fanatik”-ut, Beshiktashi po mendon të përfitojë nga kjo situatë.

Bardhezinjtë e Stambollit po kërkojnë një sulmues anësor dhe Zhegrova shihet si alternativa ideale. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse palët do të bien dakort për një kryer këtë transferim, apo Zhegrova do të provojë edhe një herë tjetër të fitojë një vend titullari në formacionin e Juventusit./Sport Ekspres/