Evertoni tregon se Broja do t’i festojë golat me shqiponjë, sulmuesi shqiptar do të kthehet më shpejt nga çfarë pritej

Armando Broja është prezantuar te ekipi i Everton. Këta të fundit kanë publikuar disa foto të reja të sulmuesit shqiptar, mes të cilave edhe një fotografi ku tregohet mënyra sesi do të festojë në rastin e golit dhe sesi do të prezantohet goli i sulmuesit shqiptar.

Nuk mund të ishte ndryshe, por me shqiponjë. Ndërkohë Broja është parë edhe duke u stërvitur në palestër. Mbetet të shihet se kur do të jetë koha e rikthimit, por ka gjasa që Armando të jetë gati për një kohë të shkurtër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/