Hidhet shorti për sezonin e ri të “Abissnet Superiore” -s, ja ndeshjet e javës së parë të kampionatit

Hidhet shorti për sezonin e ri të “Abissnet Superiore” -s, ja ndeshjet e javës së parë të kampionatit

Ditën e sotme është hedhur shorti për sezonin e ri të “Abissnet Superiore”-s në ambientet e FSHF-së. Java e parë do të nisë me përballje interesante si ajo mes Egnatias dhe Tiranës, apo Partizanit me Teutën. Ndërkohë derbi i parë i kryeqytetit do të luhet në javën e 6 të kampionatit.

Sezoni i ri i “Abissnet Superiore” -s do të nisë me 22 gusht dhe do të ketë një format tjetër nga të mëparshmit. Këtë herë kampionati do të luhet me tre faza. Pas përfundimit të tre fazave do të përgjysmohen pikët dhe 6 ekipet e para do të luajnë në fazën “play off”, ku do të përcaktohet edhe ekipi kampion./Sport Ekspres/