Interi e trajton keq lojtarin e Shqipërisë, nuk e marrin me vete as në stërvitje: Je jashtë planit tonë!

Periudha më e keqe vjen për karrierën e Kristjan Asllanit. Beshiktashi nuk e zbatoi marrëveshjen për të marrë shërbimet e mesfushorit shqiptar dhe ky i fundit ka ngelur sërish pa ekip.
Aktualisht Asllani është pjesë e Interit, por zikaltërit kanë shkuar më larg. Këtë herë ata kanë vendosur që të mos e marrin shqiptarin me vete në përgatitjet për sezonin e ri. Pra Asllani nuk do të ketë mundësi të luajë në stërvitje dhe ndeshjet miqësore që do të bëhen nga Interi në Kinë dhe Australi.

Arsyeja është e qartë, klubi nuk kërkon që te Asllani të krijohen pritshmëri të kota. Ata kërkojnë që lojtari shqiptar të largohet sa më parë dhe të mos ketë pretendime për klubin e ri, në mënyrë që Kristjani të mos i bëhet barrë e madhe klubit duke ia treguar se nuk do të ketë asnjë vend në ekip. /Sport Ekspres/