Interi fillon të mendojë për zëvendësuesin e Alexis Sanchez, media e madhe në Itali: Anthony Martial dhe Armando Broja janë dy idealët

Interi fillon të mendojë për zëvendësuesin e Alexis Sanchez, media e madhe në Itali: Anthony Martial dhe Armando Broja janë dy idealët

Te Interi del sërish në skenë emrin e Armando Brojës. Media e njohur në Itali, “Gazzetta.it”, shkruan se zikaltërit janë duke menduar për zëvendësuesin e Alexis Sanchez. Menjëherë kanë dalë në skenë dy emra që vijnë nga Premier League.

Bëhet fjalë për Anthony Martial dhe Armando Brojën. Këto janë dy emrat e paraqitur në tavolinë, teksa thuhet se Interi do të zgjidh gjithçka për transferimin e një prej këtyre lojtarëve në merkaton e janarit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/