Ja sesi mbyllet renditja e Superiores për vitin 2023, të gjitha ekipet në luftë për të shkuar në “Final 4”

Ja sesi mbyllet renditja e Superiores për vitin 2023, të gjitha ekipet në luftë për të shkuar në “Final 4”

Kampionati “Abissnet Superiore” ka ulur siparin për vitin 2023 me sfidën e fundit të zhvilluar në “Air Albania” ndërmjet Partizanit dhe Erzenit. Të kuqtë u mundën nga shijakasit me rezultatin 1-2.

Në takimet e tjera, Egnatia e vendit të parë u mund nga Tirana në “Arena Egnatia” me rezultatin e thellë 0-5. Derbi i veriut, Laçi – Kukësi që u zhvillua të shtunën përfundoi në barazim 1-1.

Edhe Vllaznia regjistroi një triumf të thellë e fantastik, pasi mundi Skënderbeun me rezultatin 5-0.

Pas dy humbjeve radhazi Dinamo City u rikthye te fitorja pasi mundi Teutën në “Niko Dovana” 1-2.