Kukësi i jep makthe Tiranës edhe me 10 lojtarë, bardheblutë përmbysin ndeshjen në minutat e fundit

Kukësi i jep makthe Tiranës edhe me 10 lojtarë, bardheblutë përmbysin ndeshjen në minutat e fundit

Një ndeshje plot befasi ishte ajo e sotmja mes Kukësit dhe Tiranës. Në “Air Albania” nisën shumë shpejt brohorimat festive. Një prekje ‘magjike’ e Deliut në minutën e 14 e dërgoi topin përtej vijës fatale, pavarësisht përpjekjes së Tafasit për të nxjerrë sferën nga porta e tij. Por ky gol nuk e demotivon Kukësin, madje as disavantazhi numerik me të cilin do të përballeshin më pas.

Beshiraj tundi rrjetën në minutën e 53-të, ndërsa në të 79-n Momoh ktheu situatën përmbys. Verilindorët bënë me makthe për një moment bardheblutë, duke i dërguar një hap larg humbjes. Megjithatë, spektakli sapo kishte filluar. Tirana zgjohet shpejt dhe kundërpërgjigjet me anë të Përgjonit në minutën e 86 të takimit.

Kur pritej në ndeshja të shkonte në baraspeshë, Kaina bëri befasinë e madhe dhe në minutën e 91-të përmbysi rezultatin në 3-2. Një fitore mjaft e rëndësishme për Tiranën, që përfiton nga barazimi mes Partizanit dhe Egnatias për t’ju afruar në renditje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/