Një lajm fantastik vjen për Shqipërinë nga Gjermania. Simon Simoni, talenti i madh i Frankfurtit, ka lënë pas dëmtimin e gjatë. Katër muaj qëndroi jashtë fushave të blerta dhe tani portieri shqiptar rikthehet në detyrë, për të luajtur ndeshjen e parë të vitit 2024.
Frankfurti U-21 barazoi me shifrat 2-2 kundër Paderborn U-21, ndërsa Simoni e nisi nga minuta e parë. Drejtuesit e Frankfurtit besojnë shumë te djaloshi shqiptar dhe për këtë arsye u rikthye menjëherë me vendin e garantuar të titullarit te moshat, pasi pritet që Simoni të shkojë larg në karrierë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/