FIFA ka marrë vendime të forta disiplinore pas kaosit të krijuar në përfundim të finales së Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës. Përplasjet mes futbollistëve pas ndeshjes, të cilën Spanja e fitoi 1-0, kanë sjellë pezullime të gjata për disa prej protagonistëve argjentinas.
Dënimin më të rëndë e ka marrë Leandro Paredes, i cili është pezulluar për 10 ndeshje për përfshirjen e tij në incidentet me futbollistët spanjollë. Nahuel Molina është dënuar me 7 ndeshje, ndërsa Thiago Almada me 1 ndeshje. Gjithashtu, ndihmësi i Lionel Scalonit, Roberto Ayala, është pezulluar për 3 ndeshje.
Nga ana e Spanjës, edhe Gavi është dënuar me një ndeshje për sjellje josportive gjatë përplasjes.
Përveç pezullimeve individuale, FIFA ka vendosur edhe masa ndaj Federatës Argjentinase. Argjentina do t’i zhvillojë dy ndeshjet e ardhshme në shtëpi me vetëm 50% të kapacitetit të stadiumit, ndërsa federata është gjobitur për shkelje të ndryshme disiplinore. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/