Sikur të mos mjaftonte barazimi kundër Serbisë dhe Letonisë, një tjetër goditje e madhe vjen për Shqipërinë. Kuqezinjtë humbën shansin e artë për të fituar kundër Serbisë në shtëpi me penalltinë e humbur nga Rei Manaj. E teksa ishim të gjithë me shijen e hidhur për fitoren e munguar kundër Serbisë, një festë e padërguar deri në fund në shtëpinë tonë, vjen edhe një tjetër goditje me barazimin në Letoni në transfertë.
Megjithatë shanset nuk janë mbyllur akoma dhe finalja e vërtetë do të luhet në Serbi. Nëse Shqipëria del me pikë, veçanërisht me fitore nga ndeshja me Serbinë, me shumë gjasa e lë Serbinë poshtë dhe kështu mund të kapim vendin e dytë. Megjithatë pabesia e Serbisë ka filluar menjëherë pas ndeshjes së luajtur në Tiranë. Deri tani ishte thënë se ndeshja Serbi-Shqipëri do të zhvillohej në Leskovac për arsye sigurie, pasi serbët nuk mund të menaxhonin dot tifozët dhe huliganët e tyre në Beograd.
Megjithatë ky variant duhet harruar, Federata Serbe e Futbollit ka dalë me një deklaratë të fundit ku njofton se për ndeshjet kundër Anglisë dhe kundër Shqipërisë do të kthehen të luhen në Beograd për t’i fituar me tifozët, ndërsa ndeshja me Letonin do të luhet në Leskovac. Kështu Shqipëria do të rikthehet sërish në Beograd, në një stadium ku frika dhe ankthi për ngjarjen e 2014 do të jetë më prezente se kurrë, së bashku me pafuqinë e Serbisë për të kontrolluar njerëzit e saj në atë stadium.
Më poshtë është edhe njoftimi zyrtar i Serbisë: “Në kuadër të ndeshjeve për Kupën e Botës kundër Anglisë më 9 shtator dhe Shqipërisë më 11 tetor do të luhen në stadiumin “Rajko Miti?” në Beograd, ndërsa ndeshja e raundit të fundit kundër Letonisë do të luhet në Leskovac.
Shoqata e Futbollit të Serbisë informon publikun se ndeshjet kualifikuese të ekipit kombëtar serb kundër Anglisë më 9 shtator dhe Shqipërisë më 11 tetor do të luhen në stadiumin “Rajko Miti?” në Beograd, ndërsa ekipi vendas për ndeshjen e raundit të fundit kundër Letonisë do të luhet në Leskovac.
Pas një analize të detajuar, e cila, përveç aspektit sportiv, segmentit organizativ dhe të sigurisë, përfshinte edhe konsultime me Bashkimin Evropian të Futbollit (UEFA), u arrit në përfundimin se stadiumi “Rajko Miti?”, si objekti më i madh i futbollit në vend, do t’i ofrojë ekipit tonë kombëtar kushte optimale për të luajtur ndeshje me rëndësi të lartë”, shkruan Federata Serbe e Futbollit. /Sport Ekspres/