Lajm i trishtë për Lionel Mesin! Ndërron jetë babai i argjentinasit, nuk ia doli dot me sëmundjen e rëndë

Bota e futbollit dhe familja Messi janë përfshirë në zi pas ndarjes nga jeta të Jorge Messi, babait dhe ish-menaxherit të yllit argjentinas, Lionel Messi. Ai është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare në një spital në qytetin e tij të lindjes, Rosario, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Jorge Messi ka qenë një nga figurat më kyçe dhe më influencuese në jetën dhe karrierën e fituesit të Topit të Artë. Që në hapat e parë të djalit të tij në Argjentinë, e deri te sakrificat e mëdha për ta dërguar në Spanjë kur ishte vetëm 13 vjeç për t’u bashkuar me akademinë e Barcelonës, ai luftoi pa u ndalur për të ardhmen e tij. Për dekada me radhë, ai shërbeu si shtylla kurrizore e karrierës së Lionelit, duke e udhëhequr atë përmes sfidave të mëdha deri në majat e futbollit botëror.

Lajmi për humbjen e tij ka tronditur tifozët anembanë globit, të cilët janë bashkuar në mesazhe ngushëllimi për familjen Messi në këtë moment tejet të vështirë. Me largimin e tij, futbolli botëror humb një njeri thelbësor që ndihmoi në formësimin e një prej lojtarëve më të mëdhenj në histori. /Sport Ekspres/