LIVE, Skënderbeu-Vllaznia/ Korçarët shtangin Vllazninë, i shënojnë 3 gola në pjesën e parë

Në “Air Albania” është duke u luajtur finalja pë vendin e tretë të “final four”-it. Skënderbeu ka shtangur Vllazninë në pjesën e parë të takimit. Fraksioni i parë i lojës ka përfunduar me shifrat 3-1 në favor të korçarëve. Nikaj zhbllokoi rezultatin në minutën e 11, ndërsa 5 minuta më vonë ishte Liço ai që dyfishoi rezultatin.

Seria e golave të Skënderbeut nuk u ndal këtu, teksa Rashica shënoi të tretin në minutën e 33-të. Kundërpërgjigja e Vllaznisë erdhi vetëm në minutën e 42-të, kur Esat Mala e ndali topin në rrjetë. Mbetet për t’u par se çfarë do të sjellë pjesa e dytë e takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/