Chelsea luajti sot në shtëpi me Wolverhampton dhe përfundoi i turpëruar dhe i mposhtur 2-4. Gjatë lojës, tifozët e Wolverhampton i kënduan trajnerit të Chelsea se ai do të shkarkohej në mëngjes. Pasi përjetuan poshtërimin në fushën e tyre, tifozët tundën lojtarët e tyre teksa shkonin në dhomën e zhveshjes duke i përcjellë me vërshëllima.
Qershia mbi tortë ishte njoftimi i bashkëshortes së mbrojtësit me përvojë të Chelsea, Thiago Silva. Ajo vendosi të postojë në llogarinë e saj në Tëitter pas një tjetër paraqitjeje të turpshme nga Chelsea. “Është koha për ndryshim. Nëse prisni edhe pak do të jetë shumë vonë”, ka shkruar Isabelle Silva. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/